Masa të rrepta antidoping në Rio 2016


Masa të rrepta antidoping në Rio 2016

16:04 04/08/2016

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka planifikuar të paktën 6 mijë kontrolle anidoping gjatë Rio 2016.

Skandali me sportistët rusë ka vendosur lëvizje WADA-n. Kontrollet kanë nxjerrë edhe të parët rezultate pozitive.

Një volejbolliste italiane rezultoi se kishte përdorur substanca të ndaluara, duke u përjashtuar nga lojërat. Sipas specialistëve zakonisht 1% e rasteve dalin pozitivë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach  deklaroi pak ditë më parë se nuk do të lejojnë që raste të tilla të dëmtojnë imazhin e lojërave.

Shqipëria në të kaluarën është goditur nga doping veçanërisht në peshëngritje. Rasti më i përmendur është ai në Londër 2012, ku Hysen Pulaku u përjashtua, pasi rezultoi pozitiv në kontrollet para garës.

Tv Klan






Të ngjashme