![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/08/burri_ne-ajer.jpg?fit=634%2C379&ssl=1)
Video/”Fluturon” 5 m në ajër nga përplasja me makinë, por shoferi nuk e lë me aq
Ky është momenti shokues kur një këmbësor përplaset nga makina, duke fluturuar rreth 5 metra në ajër. Por si mos mjaftonte kjo, drejtuesi i mjetit nuk e lë me aq dhe tenton ta përplasë sërish burrin, që gjendej përtokë.
Ngjarja ndodhi në një parkim në Norfolk të Anglisë dhe objektivi i sulmit ishte një 30 – vjeçar, i cili pësoi dëmtime të shumta, megjithatë pa rrezik për jetën.
Videoja në fjalë është publikuar nga hetuesit, në përpjekje për të identifikuar autorin e kësaj ngjarje, që po trajtohet si tentativë vrasjeje./tvklan.al