Universiteti i Tiranës, 10 % më shumë kuota se një vit më parë


Universiteti i Tiranës, 10 % më shumë kuota se një vit më parë

15:30 05/08/2016

Ndryshe nga një vit më parë, Universiteti i Tiranës ka rritur me 10 % më shumë kuotat për pranimet në fakultete. Sipas Rektorit Mynyr Koni, Universiteti i Tiranës nuk ka miratuar asnjë kriter përjashtues, duke iu dhënë mundësi studimi çdo maturanti që ka mesataren mbi 6.

Rektori Koni bën të ditur se çdo maturant, i cili nuk regjistrohet në fazen e parë, ka mundësi të aplikojë në fazën e dytë të regjistrimeve. Ndërsa të gjithë ata që banojnë në rrethe dhe nuk kanë mundësi të paraqiten personalisht në fakultete për regjistrime, mund të autorizojnë një të afërm të tyre të kryejë procedurat.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të disa maturantëve për disa lëndë specifike, që nuk janë zhvilluar në gjimnaze, Koni thotë se moszhvillimi i tyre nuk pengon asnjë kandidat të shpallet fitues, pasi ajo përfshin të gjithë maturantët që kanë përzgjedhur një degë studimi.

Tv Klan






Të ngjashme