Shkëndija kualifikohet në turin “play off” të Europa League


Shkëndija kualifikohet në turin “play off” të Europa League

14:45 05/08/2016

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në turin “play off” të Europa League. Skuadra shqiptare që merr pjesë në kampionatin maqedonas shkoi më tej edhe pse u mund në takimin e kthimit nga Mlada Boleslav me rezultatin 1 – 0 i zhvilluar mbrëmjen e së enjtes.

Fitorja e javës së kaluar me rezultatin 2 – 0 e arritur në Shkup favorizon tetovarët, që po hedhin një tjetër hap historik në historinë e klubit.

Kjo ishte disfata e parë në këtë sezon të Europa League për ekipin tetovar. Shkëndija do të njohë sot në orën 13:00 rivalin në shortin që do të hidhet në Nion.

Pjesë e këtij shorti është edhe Partizani, që u eliminua nga Champions League, por ka shansin të vijojë garën në Europa League. /TV KLAN

 






Të ngjashme