Ceremoni “e varfër” për Rio 2016


Ceremoni “e varfër” për Rio 2016

17:40 05/08/2016

Lojërat Olimpike Rio 2016 do të nisin zyrtarisht me ceremoninë që do të mbahet në orët e para të së shtunës me kohën shqiptare, në stadiumin “Maracana” të Brazilit. Diferenca e Rio De Zhaneiros me Shqipërinë është 5 orë dhe kjo do të ndikojë edhe te garat.

Ceremonia e hapjes nuk do të ketë pompozitet, pasi buxheti është më i ulët në karahasim me lojërat e mëparshme. Sipas oragizatorëve nuk mund të shpenzohen para në një vend me probleme të thella sociale. Në këtë shfaqe do të angazhohen më shumë se 6 mijë vullnetarë.

Më shumë rreth 11 mijë sportistë nga 206 vende të botës do të marrin pjesë në gara. Shqipëria do të ketë përfaqësimin e tetë në olimpiadën verore, që mbahet çdo 4 vjet.

Ekipi shqiptar përfaqësohet nga 6 sportistë, nga të cilët 2 atletë, 2 peshëngritës dhe 2 notarë. Luiza Gega, nënkampionia e Europës në 3000 metra me pengesa do të jetë flamurmbajtësja në ceremoninë. Në Rio 2016 do të debutojë Kosova.

Tetë sportistë do të marrin pjesë në gara ku veçohet xhudistja Majlinda Kelmendi. Ajo synon medaljen e artë në olimpiadë pas atyre të marra në kampionate Europianë dhe Botërorë.






Të ngjashme