Nishani: Diaspora të bëhet pjesë e administratës


Nishani: Diaspora të bëhet pjesë e administratës

22:32 05/08/2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e vlerësoi disporën shqiptare si një nga elementët kryesorë të vlerave kombëtare, që mbart sot kombi shqiptar.

Në një ceremoni të organizuar me rastin e 70 – vjetorit të Organizatës Kombëtare Shqiptaro – Amerikane, kreu i shtetit u shpreh se diaspora në SHBA duhet të përfshihet në përgjegjësi më konkrete në Shqiperi dhe duhet të krijohen kushte lehtësuese për bizneset që duan të investojnë në vendin tonë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet shqiptaro – amerikane, Presidenti Nishani tha se Shqipëria është krah aleatit të saj në luftën kundër terrorizmit, që kërcënon vlerat e civilizimit dhe të qytetërimit.

Shqipëria, tha Presidenti Nishani, ka vetëm një alternativë, të ecë në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit.

Tv Klan






Të ngjashme