20 ditë burg për Fatmir Kuçin, përfaqësues të Ambasadës ruse ndjekin seancën ndaj tij


20 ditë burg për Fatmir Kuçin, përfaqësues të Ambasadës ruse ndjekin seancën ndaj tij

15:00 06/08/2016

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë, 20 ditë burg për biznesmenin 44 - vjeçar, Fatmir Kuçi, i dyshuar se goditi për vdekje nga pakujdesia me skaf, turistin rus Denis Kaiumov.

Vlerësimi i masës së sigurisë u bë në spitalin e Vlorës, ku Kuçi ndodhet i shtruar që prej të premtes, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Të pranishëm në Gjykatën e Vlorës kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët e kanë ndjekur me seriozitet rastin, që nga momenti kur ndodhi ngjarja.

Prokurori i çështjes, në kërkesën për caktim mase, kishte përcaktuar 30 ditë burg për biznesmenin. Kjo kërkesë motivohej me faktin se prokuroria është në pritje të akteve të ekspertimit mjeko - ligjor, atij biologjik, marrjen e të dhënave nga paisja GPS mbi lëvizjen e mjetit lundrues, kqyrjen e imtësishme të mjeteve lundruese në pronësi të 44 - vjeçarit dhe si dhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen.

kai

Pala mbrojtëse mësohet se i qëndroi versionit se biznesmeni nuk është autori i vrasjes nga pakujdesia të turistit, por e ndihmoi teksa e pa të gjakosur në det.

Paraditen e 3 Gushtit, turisti rus Denis Kaiumov u godit për vdekje nga një mjet motorik lundrues teksa notonte në plazhin e Livadhit.

Tv Klan





Të ngjashme