Arrestohet 18-vjeçari shqiptar, vidhte dhomat e hoteleve në Kretë


Arrestohet 18-vjeçari shqiptar, vidhte dhomat e hoteleve në Kretë

14:09 07/08/2016

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Heraklion, zonë e ishullit të Kretës. Ai është autori i të paktën 8 vjedhjeve, kryesisht dhoma të hoteleve. “Preja” e tij ishin turistët, që iu vidhte paratë, bizhuteri apo edhe telefona celularë.

Por as shqiptarët, që shkonin me pushime aty, nuk iu shpëtonin vjedhjeve të 18-vjeçarit. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur para, bizhuteri, telefonat celularë dhe objekte të ndryshme.

Gjithashtu ka gjetur edhe një shpatë 51 cm të gjatë. Një pjesë e sendeve të vjedhura, sipas policisë greke do t’u kthehen personave që i kanë pasur. /

tvklan.al






Të ngjashme