Rio 2016, SHBA e Serbia e nisin me fitore
Fitore të pretendentëve në start.
Skuadra më e fuqishme e planetit, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk pati asnjë problem ndaj Kinës në ndeshjen e hapjes së turnout olimpik të basketbollit.
Kampionia olimpike dhe botërore në fuqi, fitoi thellësisht 119 – 62, pra duke shënuar gati dyfishin e pikëve të kinezëve.
Kevin Durant ishte më i miri duke shënuar 25 pikë e duke dhënë 6 asistë, në vetëm 22 minuta, lojtari që ishte më shumë në parket.
Edhe shokët e tij shënuan, siç është normale për ekipin amerikan.
Kouzins shtoi 17 pikë, Xhorxh 15 dhe Irving 12, ndërsa Entoni dhe Xhordan kapën nga 7 topa në tabela.
Kinës nuk u mjaftoi Ji Xhianlian që realizoi edhe ai 25 pikë.
Trajneri Krzhizhevski ua kurseu lodhjen yjeve të tij të NBA-së, të cilët vijnë në Olimpiadë pas një turneu të lodhshëm, dhe që besohet se do të vazhdojnë deri në fund.
Pritet që skuadra e trajnerit Krzhizhevski t’i fitojë të gjitha ndeshjet e grupit A, madje me diferencë, ndërsa vështirësia e vetme, nëse mund të quhet kështu, mund të jetë përballja me Serbinë.
Serbët gjithashtu e nisën me fitore, duke mundur Venezuelën 86-62, me 19 pikë shënuar nga Bogdanoviç, ndërsa Australia theu Francën, 87-66.
Mills ishte më i miri me 21 pikë, ndërsa Parker e Dio nuk mjaftuan për francezët.
Tv Klan