Sëmundja e gjedhëve, PD: Qeveria braktis qindra fermerë të prekur
Partisë Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka lënë pa mbështetje qindra familje fermere të varfëra të prekura kohët e fundit nga sëmundja e gjedhit.
Deputetja Mimoza Hajdarmataj ishte në Has, ku tha se fermerët janë duke pritur vaksinat e shtrenjta.
Sipas saj, shumë familje të tjera janë detyruar të groposin gjedhët e tyre duke humbur kështu pasurinë e vetme që kanë dhe thuajse burimin e vetëm të ushqimit të fëmijëve të tyre.
Ajo kërkoi që për çdo bagëti të humbur të ketë kompensim nga qeveria.
Tv Klan