Emrat e shqiptarëve që humbën jetën nga përmbytjet në Shkup


Emrat e shqiptarëve që humbën jetën nga përmbytjet në Shkup

21:29 07/08/2016

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka publikuar emrat e personave të identifikuar deri më tani, të cilët humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që goditën një natë më parë vendin.

Mes tyre është edhe një djalë vetëm 2 – vjeç nga Çento.

Mediat në vend shkruajnë se pjesa më e madhe e viktimave janë nga Çento, ndërsa të vdekur ka nga Hasanbegu, Kriva Pallanka, Kumanova dhe Tetova.

– Bajram Mustafa i lindur më 1949 dhe Enes Mustafa i lindur më 2014, nga Çento, gjyshi dhe nipi

– Katerina Mitrova e lindur 1933 nga Çento

– Slavka Iliç e lindur më 1956 dhe Tomislav Ilic i lindur më 1950 në Çento, burrë dhe grua

– Gjilmez Muharemi i lindur më 1940 nga Çento

– Murat Saiti i lindur më 1957 nga Hasanbegu

– Marina Velinovska e lindur më 1977 dhe Jovan Velinovski nga Kriva Pallanka

– Zemrije Sinani e lindur më 1985 nga Çento

– Nade Ilievska e lindur më 1955 nga Stajkovci

– Blaga Jovevska e lindur më 1941 nga Smilkovci

– Furkan Fejzullahu i lindur më 1987 nga Hasanbegu

– Mirko Mitkovski i lindur më 1949 dhe Sasho Mitkovski i lindur më 1971 nga Cresheva.

– Qazim Iseni i lindur më 1933 nga Hasanbegu

– Lubica Dimçevska e lindur më 1935 nga Cresheva

– Ubavka Jovevska e lindur më 1965 nga Stajkovci

– Zhaklina Bozhinovska e lindur më 1973 nga Kumanova

– Dostana Dimitrievska e lindur më 1974 nga Tetova.

/tvklan.al






Të ngjashme