Sulm me bombë në spital, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur
Pakistan- Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe rreth 120 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe në një spital.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Quetta, në jug-perëndim të Pakistanit.
Sipas mediave të huaja, mes viktimave janë edhe avokatë dhe gazetarë të cilët janë ndodhur në departamentin e emergjencës, pasi shoqëronin trupin e një avokati të njohur Bilal Anwar Kasi që ishte vrarë më herët.
Ende nuk dihet atentatorët e këtij shpërthimi, megjithatë policia pakistaneze dyshon për një sulm vetëvrasës./tvklan.al