Video/ Ana e errët e Rio de Janeiro, vjedhjet në rrugë janë të zakonshme
Rio de Janeiro nuk është vetëm qyteti ku po mbahen lojërat olimpike, por edhe një strehë adoleshentësh hajdutë. Ata ndodhen kudo dhe ndjekin viktimat e tyre, të cilët janë turistët e shumtë siç shikohet në këtë video.
Vjedhjet nuk ndodhin vetëm në zonat e varfra, por edhe në rrugët kryesore të qytetit. Kalimtarëve u merren sendet me vlerë apo edhe pajisje të zakonshme si telefona celularë.
Në disa raste ata përpiqen të reagojnë dhe ia dalin të shmangin vjedhjen, në raste të tjerë janë të pa pashresë. Ka nga ata që për të shpëtuar ia dorëzojnë vetë.
Grabitësit ecin në këmbë, apo me biçikletë. Ata nuk kursejnë edhe dikë që ndodhet në autobus për t’i marrë diçka. Në Brazil ka shumë të varfër, ndërsa protestat kanë qenë të vazhdueshme para dhe gjatë lojërave. /TV KLAN