Armëmbajtja, Presidenti dekreton ligjin për uljen e dënimit
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet e miratuara në korrik në Kodin Penal për armëmbajtjen pa leje. Në datën 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri. Ndryshimet e reja në ligjin për armëmbajtjen pa leje dhe tregtimin e municioneve janë ulur ndjeshëm, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për dy ndryshime që ajo i bëri Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014 për armëmbajtjen pa leje.
Ndryshimet e dënimeve me ligjin e ri: Prodhimi, shit-blerja, apo transporti i municioneve Ishte 7-15 vjet/ Bëhet 5-10 vjet Armëmbajtja pa leje në banesë Ishte 1-5 vjet/ Bëhet 1-3 vjet Mbajtja pa leje e eksplozivit Ishte 5-8 vjet/ Bëhet 1-4 vjet Mbajtja e armëve të ftohta Ishte 3-8 vjet/ Bëhet 1-5 vjet/tvklan.al