![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/08/fantazma.jpg?fit=634%2C476&ssl=1)
Selfie me fëmijët, por në foto del dhe fantazma
Emma Johnson, 35 vjeçe, nga Liverpool donte të bënte një selfie me tre fëmijët e saj në një kinema, në afërsi të New Brighton. Kinemaja ishte e zbrazët kur ajo vendosi për foton. E pasi e realizoi ajo u çudit nga fotoja. Aty ishte një fantazmë, sipas saj.
35-vjeçarja e hodhi foton në rrjetet sociale ku morri komente të ndryshme. Të shumtë ishin ata që kishin dyshime se fotoja nuk ishte e vërtetë. Megjithatë Emma Johnson pretendon se foton nuk e ka “prekur”./tvklan.al
![fantazma 2](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/08/fantazma-2-300x225.jpg)