
Mashtronte duke ofruar kontrata pune jashtë vendit kundrejt parave, arrestohet 43-vjeçari
Një person i cili ofronte kontrata pune për në Austri përmes mashtrimit është arrestuar nga policia e Lezhës.
Në pranga ka rënë Kol Gjokaj, 43 – vjeç, banues në Gjakovë të Kosovës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në Maj të 2015 -ës, në Lezhë, Gjokaj dyshohet se ka mashtruar 8 persona duke i premtuar kontrata pune në Austri, kundrejt një pagese prej 800 eurosh për secilin.
Gjykata e Shkallës së Parë të këtij qyteti, me 5 Shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”./tvklan.al