Briken Çalja do të garojë në Rio


Briken Çalja do të garojë në Rio

15:15 09/08/2016

Peshëngritësi Briken Çalja do të garojë në lojërat olimpike. Sportisti shqiptar pranoi se do të jetë pjesë e garës, duke i kërkuar ndjesë për veprimin e tij të nxituar në një mesazh të postuar në profilin e tij në Facebook.

Ai pranoi se do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën deri 69 kilogramë. Briken Çalja pati polemika me presidentitn e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për një deklaratë të tij se i është dhënë bursë olimpike.

Fjalët e Viron Bezhanit shtynë peshëngritësin Çalja të kërkonte me ngulm që kreu i olimpizmit shqiptar të tërhiqej nga fjalët e tij, ndryshe do të tërhiqej nga olimpiada.

Gara e Briken Çaljes do të mbahet pas mesnatës me kohën shqiptare në Rio De Zhaneiro. Polemikat dhe problemet kanë shoqëruar deri më tani ekipin olimpik shqiptar në Rio 2016, ku përfaqësohemi me 6 sportistë.

Tv Klan






Të ngjashme