Familjarët e 17- vjeçarit akuzojnë eskavatoristin: “Pasi e vranë, trupin e Arditit e fshehën mes plehrave”


Familjarët e 17- vjeçarit akuzojnë eskavatoristin: “Pasi e vranë, trupin e Arditit e fshehën mes plehrave”

14:50 09/08/2016

Familja e Ardit Gjoklaj akuzon eskavatoristin Edmond Kollari se, pasi e ka goditur 17 - vjeçarin, e ka fshehur kufomën mes plehrave për më shumë se 10 orë.

"Ne dyshojmë se është mbytur aty prej eskavatoristit, ata kanë dashur që t’i humbin gjurmët dhe të mos bien fare në sy. Kur ka qëndruar 10 orë aty, normal që kanë dashur ta fshehin. I kemi pyetur 20 herë shokët dhe thonin nuk e kemi parë, nuk ka dalë nga puna fare, nuk e kemi takuar."

[caption id="attachment_213302" align="aligncenter" width="614"]aridit gjoklaj sss Në foto: Ardit Gjoklaj[/caption]

Me dhimbjen e madhe të humbjes së adoleshentit, xhaxhai i tij Lush Gjoklaj, në emër të familjes kërkon nga ana e institucioneve zbardhjen e të vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

"Shtetit ia lemë në dorë shtetit, se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën."

Ardit Gjoklaj, djali i një oficeri policie, kishte një javë që kishte filluar punë në landfill për të siguruar para për vitin e ri shkollor.

homazhet

Edurim Teqja, 48 - vjeç, administratori i firmës 3R, përgjegjëse për seleksionimin e plehrave, është shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa katër punonjës, mes tyre dhe eskavatoristi, janë arrestuar pas ngjarjes. Ditën e sotme, trupi i 17 - vjeçarit, Ardit Gjoklaj u preh në varrezat e Sharrës.

Intervista e plotë me xhaxhain e Arditit, Lush Gjoklaj.

Sot keni varrimin?

"Sot kemi varrimin."

Sa vjeç ishte?

"17 - vjeç. U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur."

E kishin fshehur?

"Fshehur. Ata e kanë ditur, se kanë qenë 40 shokë aty eskavatorisë, e kanë mbyllur dhe fshehur aty pas zetorit, me 90 % që të mos e gjejmë më."

Po pastaj, dyshuat ju si familje?

"Ne dyshuam sepse aty e kishim çuar, pyetëm shokët ku ka qëndruar, ku ka ikur dhe pas orës 2:30 - 3 e ka gjetur policia. Nuk na ka njoftuar askush se është gjetur, vetëm te Spitali Ushtarak, kur e kanë dërguar kufomën atje, ishte i shpërfytyruar, pa kokë pa krahë, i hapur plotësisht. Ka qëndruar 10 orë në mbeturina në mes të vapës."

 

Çfarë dyshoni se ka ndodhur?

"Ne dyshojmë se është mbytur aty prej eskavatoristit, ata kanë dashur që t’i humbin gjurmët dhe të mos bien fare në sy. Kur ka qëndruar 10 orë aty, normal që kanë dashur ta fshehin. I kemi pyetur 20 herë shokët dhe thonin nuk e kemi parë, nuk ka dalë nga puna fare, nuk e kemi takuar."

Prej sa kohësh punonte Arditi aty?

"Punë jave sepse ka punuar për pushime verore, hajt se po merr ndonjë lek për vete dhe për familjen. Afër shtëpisë e ka pasur."

Ka lënë vëllezër, motra?

 "Ai ka lënë një vëlla më të madh se veten dhe një motër më të vogël. I ati është polic, ka punuar 20 vite polic, vëllai i tij ka qenë gjithashtu polic dhe është dëshmor i atdheut. As policia s’na ka respektuar, as nuk ka ardhur njeri. Saimir Tahiri, si bën gjithë këtë punë, me humb një kufomë e mos me e gjet. Për respekt të shokëve të vet që i ka pas dëshmor atdheu dhe tjetrin polic 20 vjet."

Çfarë kërkoni nga shteti pas kësaj ngjarje?

"Shteti duhet të jetë më i vendosur dhe më i drejtë vetë. Për një kufomë 17 - vjeç që është lënë 10 orë aty, është dashur që të na njoftojë për gjetjen e kufomës dhe për vijimësinë e veprimeve të tyre, lidhur me këtë çështje."

 

A e dinit që nuk e kishin siguruar djalin?

"Ne nuk e dimë këtë."

Me përfaqësuesit e firmës që janë arrestuar keni kontaktuar?

"Ne s’na kanë lënë të takojmë asnjeri, as na ka thënë njeri gjë."

Sa paguhej Arditi?

"Për rrogën nuk kam dijeni se sa paguhej."

Ju ia lini shtetit në dorë ngjarjen?

"Shtetit ia lemë në dorë shtetit, se eskavatoristi që e ka mbytur dhe ka dashur ta fshehë, na ka borxh si rregull gjithë jetën."

A ka patur konflikte me njeri?

"Djali nuk ka patur konflikte me njeri se ishte vetëm 17 - vjeç, tepër i ri dhe shumë punëtor, hidhej në klasën e 9-të."

Nuk ka ardhur asnjeri për t’iu takuar?

Të paktën të vinte dikush për ngushëllime, nuk ka ardhur asnjeri.

Po nga Bashkia?

 "As bashkia, askush."

Mendoni se mund të tentohet të mbyllet kjo çështje?

"Ne ia lëmë në dorë shtetit këtë çështje dhe të bëjë çfarë të dojë, edhe pse besim nuk kemi në të, pasi u bënë 4 ditë që s’kemi asnjë të dhënë prej shtetit. U kapën katër veta, por s’kemi asnjë të dhënë dhe më kryesorja është se, pse është lënë 10 orë aty, se shteti e ka të lehtë shumë. Është mbytur natën."

Ju e keni bërë denoncimin në mëngjes?

"Ne e kemi bërë denoncimin në polici në 8 të mëngjesit, se na ka humbur djali dhe nuk e kemi gjetur askund. Ata punonjësit e Landfillit thanë se nuk ka dalë nga puna."

Pasi u gjet, çfarë sqarimi iu dhanë ata?

"Pasi u gjet kufoma nuk ka kanë lënë të hyjmë atje për ta parë, vetëm te spitali. Te spitali s’kemi takuar asnjë, as policë, as nuk ka sqaruar njeri, kanë bërë letrat dhe kaq. 

As ekspertizën mjeko - ligjore, asgjë s’na kanë sqaruar. Ne nuk kemi gjetur asnjeri, përveç kufomës dhe infermieret. 

Kemi katër ditë pa marrë asnjë informacion, por njeriu jonë ka ikur, është masakruar, 10 orë ka qëndruar në mbeturina për të mos e parë njeri."

Ju dyshoni se ka patur tentativë nga eskavatoristi për ta fshehur kufomën?

"Ne dyshojmë se ka pasur tentativë nga eskavatoristi për ta zhdukur. Eskavatoristi ka thënë se e kanë sjellë nga jashtë, ka ardhur me mbeturinat dhe se nuk është mbytur këtu. Djali ka qëndruar 10 orë aty, i mbuluar në mbeturina, s’ka treguar njeri."

Tv Klan





Të ngjashme