“Xhevo”, shqiptari që akuzohet se ka vjedhur 181 mijë karta krediti


“Xhevo”, shqiptari që akuzohet se ka vjedhur 181 mijë karta krediti

18:36 09/08/2016

Një i ri shqiptar, i akuzuar se ka vjedhur informacion nga mijëra karta krediti është shpallur i pafajshëm në seancën e parë, nga një gjykatë federale në Brooklyn të SHBA-ve.

Xhevahir Ametvski, 29 vjeç, shqiptar nga Maqedonia, bashkëpunonte me hakera dhe sipas akuzës ka vjedhur të dhëna nga mbi 181 mijë karta krediti. Më pas ai i shiti këto përmes një faqeje të sofistikuar në internet të quajtur “Codeshop.su.

Blerësit e informacionit të vjedhur, përdornin këto të dhëna për blerje online si dhe për tërheqje parash cash nga bankomati duke i futur këto të dhëna në karta pa të dhëna.

Në maj, Ametovski u ekstradua në SHBA nga Sllovenia, ku u arrestua në vitin 2014. Në botën online ai njihej si “xhevo”, “codeshop,” “sindrom,” dhe “sindromx”. Një tjetër seancë gjyqësore do të mbahet në 19 gusht./

tvklan.al

Burimi: New York Post






Të ngjashme