Drejt altarit me njeriun që mban zemrën e të atit


Drejt altarit me njeriun që mban zemrën e të atit

19:13 09/08/2016

10 vite pasi babai i saj u vra, një vajzë nga Pensilvania iu dorëzua bashkëshortit nga njeriu që mbante zemrën e të atit.

Jeni Stepien e takoi për herë të parë Arthur Thomas një natë përpara se të martohej, megjithatë ajo kishte një jetë që njihte rrahjet e zemrës së tij.

Thomas udhëtoi drejt Pitsburgut nga New Jersey në mënyrë që Stepien të mund të ndjente sërish rrahjet e zemrës dhe pulsin e njeriut që nuk jetonte më. Dhe që ajo të kishte një pjesë të babait të saj Michael, në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës.

Michael Stepien u vra në Swissvale, në vitin 2006.

Thomas kishte 16 vjet që priste për një donator dhe ishte në prag vdekje kur mjekët kryen transplantin e zemrës.

Stepien tha se familja dhe Thomas kishin shkëmbyer letra, kishin biseduar në telefon dhe kishin shkëmbyer dhurata prej 10 vitesh.

Por ishte dita e saj e dasmës që i bëri bashkë për herë të parë.

“E gjithë familja është këtu”,

tha ajo për CBS Pittsburgh. “

Ngjan sikur të gjithë janë të pranishëm. Kur e përqafova, ishte sikur të isha pranë babait”

.

stef

Stephie nuk donte vetëm që Thomas të ishte pjesë e dasmës, por donte që ai ta çonte drejt altarit.

Vetë ky i fundit tha se ndihej i nderuar që e kishte shoqëruar drejt altarit të bijën e njeriut që i dhuroi zemrën./tvklan.al





Të ngjashme