Rituali i çuditshëm, notari i tregon gishtin e mesit babait para çdo gare


Rituali i çuditshëm, notari i tregon gishtin e mesit babait para çdo gare

22:20 09/08/2016

Notari 21-vjeçar, Santo Condorelli, i cili përfaqëson Kanadanë në Rio 2016, është përfolur shumë në media. Ai ka rënë në sy, pasi para çdo performance drejtohet nga i ati dhe i tregon gishtin e mesit.

Babai i tij ka treguar arsyen e ritualit të çuditshëm, që kishte nisur vite më parë, kur Santo Condorelli ishte i vogël dhe konkurronte përballë sportistëve të rritur.

Në atë kohë, babai, i cili ishte edhe trajneri që nga mosha 5-vjeçare, e këshilloi të qetësohej dhe të imagjinonte sikur asnjë tjetër nuk ekzistonte përreth.

“Ai më vështroi në mes të turmës dhe të dy i treguam gishtin e mesit njëri-tjetri. Pas kësaj ai nisi të fitonte garë pas gare dhe nuk u kthye më pas”, tregoi babai i 21-vjeçarit. /

tvklan.al






Të ngjashme