INUK shemb një zyrë noterie në Tiranë


INUK shemb një zyrë noterie në Tiranë

16:06 10/04/2014

prishet noteriaNjë tjetër objekt vihet në shenjestër të prishjes nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ndërtesa e marrë me qera nga noteria Rudina Hoxhaj, u prish paraditen e sotme. Hoxhaj denoncon veprimin e INUK duke pretenduar se është njoftuar vetëm dy orë para prishjes së objektit.

Arkivi i dokumentave ligjore sipas noteres Hoxhaj, kërkon të paktën një javë kohë që të zhvendosen pasi siç thotë ajo kjo procedurë duhet të kryhet me vendim të posaçëm nga Ministria e Drejtësisë.

Prishjen në këtë formë të këtij objekti, sipas motrës së noteres, Shpresa Berçani ka prapavijë politike pasi më parë kjo zyrë ka shërbyer si zyrë elekorale e partisë Demokratike.

Nga ana tjetër përfaqësues të INUK kanë hedhur poshtë  pretendimin se prishja e objektit është selektive. Përfaqësues të inspektoratit jashtë kamerave thonë se ndërtesa është e jashtëligjshme dhe se prej kohësh është në listën e objekteve që do të prishen, pavaresisht se vendimi është marrë një ditë më parë. Për këtë INUK thotë se përdoruesit e objektit janë vën në dijeni.

 

 

 

 





Të ngjashme