![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/08/foshnjet.jpg?fit=660%2C371&ssl=1)
Zjarr në spital, humbin jetën 11 foshnje
Të paktën 11 foshnje me lindje të parakohëshme kanë humbur jetën nga një zjarr i rënë në spital. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Irakut, Baghdad.
Përmes një deklaratë të dhënë nga Ministria vëndase e Shëndetësisë u bë me dije se zjarri kishte rënë në orët e vona të së martës brenda maternitetit në spitalin Yarmouk Teaching, në perëndim të qytetit.
Shtatë fëmijë të tjerë dhe 29 gra u dërguan në spitale të tjera.
Sipas BBC, 19 persona të tjerë duhet të trajtohen në spital për shkak të djegieve dhe asfiksimit.
Shkak për rënien e zjarrit sipas Ministrisë vendase të Shëndetësisë dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik.
Lidhur me këtë incident nuk ka detaje të tjera, por raportohet se vitet e fundit në institucionet shtetërore ka patur edhe raste të tjera zjarresh të shkaktuara nga defektet elektrike./tvklan.al