Asgjësohen 2 parcela me kanabis
Vijon aksioni për asgjësimin e lëndëve narkotike. Ditën e sotme, policia e Memaliaj ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 4000 bimë kanabis.
Droga u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në Njësinë Administrative Luftinjë, sipër lagjes “Shahaj” të fshatit Izvor, ku efektivët e policisë gjetën dy parcela të mbjella me bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al