“Më mirë në burg, se më babain”, historia e 26-vjeçarit shqiptar


“Më mirë në burg, se më babain”, historia e 26-vjeçarit shqiptar

12:11 11/08/2016

Ai ishte lënë në arrest shtëpie, ndërsa akuzohej për një grabitje qershorin e kaluar në Milano. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Dëfrim Murrja, i cili ka shkuar në polici me kërkesën e çuditshme: Me arrestoni, më mirë në qeli, se në shtëpi me babain.

Ai ka shkuar në komisariatin e policisë në Savona dhe ka treguar se nuk mund të duronte më të ndante ambientet me të atin, pasi prej kohësh grindeshin.

“Unë nuk e dija se ku të shkojë ndaj erdha këtu” ka thënë i riu shqiptar. Por pasi ka qëndruar një natë në qeli, gjykatësi e ka dërguar sërish atë në shtëpi, në pritje të seancës gjyqësore deri në 20 shtator./

tvklan.al






Të ngjashme