Pas Jugut policia zbarkon në Dukagjin, zbulohen 40 parcela në kanabis


Pas Jugut policia zbarkon në Dukagjin, zbulohen 40 parcela në kanabis

14:14 11/08/2016

Pas Jugut, policia ka zbarkuar në Dukagjin të Shkodrës, një zonë e njohur për kultivimin e lëndëve narkotike. Në të shkuarën efektivët e policisë e kanë patur të vështirë që të depërtojnë për shkak se kanë hasur rezistencë nga kultivuesit.

Kështu, burime zyrtare bëjnë me dije se falë një operacioni dy ditor, të koduar “Përtej Malit”, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontroll në fshatrat Shosh dhe Shalë, të Dukagjinit.

Plot 40 parcela u zbuluan dhe asgjësuan, ku ishin mbjellë rreth 9793 bimë kanabis. Pavarësisht zbulimit me sukses të drogës, efektivët e policisë nuk kanë mundur që të identifikojnë autorët.

Operacionet e policisë janë në vazhdim në këtë zonë. Vlen të kujtohet që pas operacionit të suksesshëm në Lazarat, policia nuk mund të arrinte të njëjtën gjë në zonën e Dukagjinit. /tvklan.al

 






Të ngjashme