Seri sulmesh me bombë në zonat turistike, të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një serie bombardimesh përgjatë destinacioneve turistike në Tajlandë.
Vizitorët e huaj u larguan të tmerruar pas dy shpërthimeve të para në një resort në Hua Hin gjatë natës, ku mbeti e vrarë një grua dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën. Qyteti ku ndodhen shpërthimet e para ndodhet në afërsi të Bangkok, por disa orë më vonë ndodhen edhe dy shpërthime të tjera në Patong, Phuket, një zonë e populluar me turistë të huaj. Policia tajlandeze raportoi për mediat se sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në rajonet jugore të Surat Thani dhe Trang, ku zakonisht gjenden turistë të huaj të cilët duan të vizitojnë ishujt e vendit. Nëntë turistët në mesin e 21 personave të plagosur në shpërthimet në Hua Hin, sipas zyrtarëve vendas ishin holandezë, austriakë, gjermanë dhe italianë. Zyrtarët tajlandezë dyshojnë se sulmet kanë ndodhur në nivel lokal dhe se nuk janë të lidhura me terrorizmin. Megjithatë ka disa versione të dyshimeve lidhur me këtë seri sulmesh të ndodhura në Tajlandë. Ambasada britanike në Tajlandë u ka bërë hirrje turistëve të ushtrojë kujdes të madh dhe të shmangin vendet publike./tvklan.al