Maqedonia hedh në treg kartmonedhën “Nënë Tereza”
Banka Popullore e Maqedonisë, ka hedhur në qarkullim monedhën me portretin e Nënës Terezës, me rastin e shenjtërimit të saj në Shtator të këtij viti.
Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”, citojnë mediat maqedonase.
Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë.Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe “2016” , viti i shenjtërimit të saj.
Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë./tvklan.al