Aksidentohen me motor dy të rinj


Aksidentohen me motor dy të rinj

13:19 12/08/2016

Sarandë- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:33, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” Ksamil.

Sipas policisë të plagosurit janë A.D  27 vjeç dhe U.I 22 vjeçe, të dy lindur në Kosovë dhe banues në Angli.

27- vjeçari teksa drejtonte motorin tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al






Të ngjashme