Moti për sot, lajme të mira për ata që janë në plazh


Moti për sot, lajme të mira për ata që janë në plazh

07:30 13/08/2016

Zonat e ulëta dhe bregdetare nesër do të karakterizohen nga moti i kthjellët gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti për zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të dominohet moti edhe gjatë orëve të pasdites, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme