20:29 10/04/2014Ndërsa Corriere della Sera thotë se mes Shqipërisë e Italisë është kthyer vrullshëm trafiku i marijuanës, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka postuar në profilin e tij në Facebook një njoftim të Ministrisë së Brendshme për sekuestrimin e 250 kg lëndë narkotike dhe arrestimin e 7 personave.Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj greke të koduar “PARKING 90”.Ministri Tahiri e ka quajtur këtë operacion një shembull të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.