Shpëtohen dy pushues, rrezikuan të mbyteshin
Dy pushues janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Një 36-vjeçar nga Tirana dhe një 31-vjeçar nga Fieri po lundronin me një gomone të vogël.
Për shkak të rrymave të forta të erës dhe dallgëve të fuqishme të detit, ata janë larguar rreth 2 km larg bregut.
Policia kufitare është njoftuar rreth orës 16:30 dhe i ka gjetur dy pushuesit, që jetojnë në Itali, përballë lokalit të Zvërnecit.
Kur i ka gjetur policia ata po rrezikonin që të mbyteshin. Pas iu është dhënë ndihma mjekësore, janë në gjendje të mirë shëndetësore. /
tvklan.al