173 urdhërarreste për personelin gjyqësor në Turqi, Ankaraja kërkon gulenistë në Gjermani
Policia turke bastisi zyrat e tre gjykatësve të Stambollit këtë të hënë, pas lëshimit të urdhër-ndalimeve për 173 anëtarë të personelit gjyqësor, si pjesë e spastrimeve pas grushtit të dështuar të shtetit, muajin e kaluar.
Mediat vendase raportojnë se policia zhvilloi kontrolle në zyrat e personelit, të cilët po mbahen në paraburgim në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, si edhe në dy shtëpi të tjera të gjyqtarëve në anën evropiane të qytetit. Më shumë se 35.000 persona janë arrestuar pas puçit të 15 Korrikut.
Ndërkaq Ankaraja zyrtare po orvatet të godasë bizneset e Gylen edhe në Gjermani. Një akuzë vjen nga Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller, i cili ka pranuar për gazetën “Bild” se një zyrtar e ka pyetur nëse ai do të ishte i gatshëm të mbështeste masat e qeverisë turke ndaj levizjes së Gylen në Gjermani.
Sipas tij, Muller e ka refuzuar këtë ide, duke i bërë të qartë zyrtarit turk se problemet në vendin e tij nuk mund të transferohen edhe në shtetin gjerman.
Mbështetës të Erdogan kanë qenë një shqetësim për bizneset e Gulen në gjermani. Në qytetin e Këlnit madje u mbajt edhe një demonstratë në mbështetje të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Tv Klan