Fluks pacientësh në qendrën shëndetësore, 2060 pushues trajtohen në 2 muaj


Fluks pacientësh në qendrën shëndetësore, 2060 pushues trajtohen në 2 muaj

17:12 16/08/2016

Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm shëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës, rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. 2060 pacientë  janë trajtuar në këtë njësi të shërbimit shëndetësor.

Mjekët pohojnë se tek pacientët mbizotërojnë gastroenteritet, por nuk kanë munguar edhe rastet e pickimeve nga merimanga apo gjarpërinjë.

 

Sezonin e ardhshëm turistik, Ministria e Shëndetësisë synon që ky shërbim të shtrihet edhe në zona të tjera, duke futur edhe njësi të lëvizshme.

Tv Klan






Të ngjashme