Ligji i “Spak”, Ambasada e SHBA: OPDAT po e diskuton me EURALIUS
Ambasada amerikane thotë se shqetësimet e shprehura nga shoqatat e gazetarëve, për nenin 13 të projektligjit për Prokurorinë e Posaçme, po shqyrtohen nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS.
Në përgjigje të interesimit të Televizionit Klan, Ambasada amerikane u shpreh:
“OPDAT po punon me EURALIUS dhe komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi, për të studiuar shqetësimet e shprehura dhe për të trajtuar çështjet e ngritura.
Edhe Ambasada e Bashkimit Europian, i’u përgjigj me të njëjtën mënyrë interesimit të Televizionit Klan, pas shqetësimit të shoqatave të gazetarëve.
Ndërsa Kuvendi, konfirmohet se palët kanë rënë dakord të ridiskutojnë ligjin, dhe deri tani janë paraqitur disa propozime që do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi.
Tv Klan