
Dy sulme me bombë godasin Turqinë
Të paktën 6 persona mbetën të vrarë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, si pasojë e dy sulmeve me bombë në lindje të Turqisë.
Atentatët e ndarë nga njëri-tjetri, u regjistruan në qytetet Elazig dhe Van. Shpërthimi në qytetin Elzaig ndodhi pranë një komisariati. Për pasojë, 3 nga viktimat janë oficerë policie, ndërsa dhjetëra të plagosur janë në gjendje të rëndë.
Më herët, një tjetër sulm me bombë shkaktoi 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur, në qytetin Van, pranë kufirit me Iranin. Ende asnjë grup terrorist nuk i ka marrë përsipër sulmet, por autoritetet turke drejtojnë gishtin te separatistët kurdë të PKK-së. Komisariatet e policisë dhe forcat e rendit janë bërë shpeshherë shënjestër e militantëve kurdë.
Ushtria turke ka ndërmarrë prej muajsh një luftë të ashpër ndaj militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në juglindje të vendit. Që prej prishjes së armëpushimit në Korrik të 2015, janë vrarë mbi 7 mijë persona, disa prej tyre policë e ushtarë turq.
Tv Klan