Një në 48 milionë… ju nuk do ta besoni historinë e kësaj familje!


Një në 48 milionë… ju nuk do ta besoni historinë e kësaj familje!

18:25 18/08/2016

Mund t’iu duket e pabesueshme, por historia e kësaj familjeje është tepër e veçantë.

Çifti Caitlin dhe Tom Perkins, nga Dirranbandi, Queensland, Austri, kanë lindur në të njëjtën ditë, me 16 Gusht 1986, me vetëm 50 minuta diferencë.familja

Por, ajo çfarë e bën ende më interesante lidhjen mes tyre, është ardhja në jetë e vogëlushes Lucy Marie Perkins.

Vajza e vogël ka lindur në të njëjtën datë me prindërit e saj, 16 Gusht, 30 vite më vonë.

Rast i rrallë ky që ndodh 1 në 48 milion fëmijë.

Ardhja në jetë e vajzës ka magjepsur zemrat e shumë njerëzve, lidhur me historinë e veçantë që mbart kjo familje.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar lindjen e saj në rrjetet sociale, madje edhe personeli i spitalit ku ajo ka lindur./tvkla.al





Të ngjashme