Barcelonë/Tentuan të hynin me dokumente false në Britani, arrestohen 126 shqiptarë


Barcelonë/Tentuan të hynin me dokumente false në Britani, arrestohen 126 shqiptarë

21:15 18/08/2016

Policia ka arrestuar 126 shqiptarë në aeroportin “El Prat”, të Barcelonës, me dokumente të falsifikuara.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptarët do të udhëtonin për në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Ata ishin të pajisur me pasaporta greke dhe italiane.

Emigrantët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre, më pas kanë përdorur dokumentet e falsifikuara për të mbërritur në Barcelonë dhe më pas në destinacionin përfundimtar, në Britani.

Agjentët e policisë sekuestruan 172 dokumente false italiane, veçanërisht karta identiteti dhe pasaporta, patenta dhe 27 dokumente false greke, duke përfshirë edhe disa leje drejtimi.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, më shumë se 800 persona janë arrestuar për falsifikim në aeroportet spanjolle, 277 prej tyre në aeroportin e “El Prat.”/tvklan.al






Të ngjashme