Voltana Ademi: Qeveria po diskriminon Shkodrën
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka akuzuar qeverinë shqiptare, se po e diskriminon rëndë këtë qytet.
Sipas saj, fondi i akorduar nga qeveria për kryeqendrën e veriut është 5 mijë lekë për banorë, në një kohë kur nevoja për investime është e madhe.
Qeveria, sipas Ademit, po noton në një sistem korrupsioni dhe kush tenton të qëndrojë i pastër, penalizohet.
Në 26 Gusht Bashkia e Shkodrës do të aplikojë tek fondi i rajoneve për 4 projekte të reja.
Tv Klan