E ardhmja e BE, takim mes Merkel, Hollande e Renzi


E ardhmja e BE, takim mes Merkel, Hollande e Renzi

16:56 22/08/2016

Kreyministri italian Mateo Renzi priti pasditen e sotme për një takim trepalësh kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, François Hollande. Liderët e tre vendeve kryesore të Bashkimit Europian u takuan në ishullin e vogël të Ventotenes, pranë Napolit, një vend simbol ku prehet edhe një nga baballarët e krijimit të Bashkimit Europian, Altiero Spinelli.

Rritja ekonomike, uniteti i bllokut europian pas Brexit dhe rritja e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët, ishin disa nga pikat kryesore të mini-samitit Gjermani-Francë-Itali.

Krijimi i të ashtuquajturit “shengeni i mbrotjes”, që parashikon bashkëpunim më të ngushtë mes disa vendeve në formimin e batalioneve ushtarake europiane është një nga projektet që pritet të vihet në zbatim së afërmi, duke pasur parasysh sfidat kryesore të bllokut, si kriza e emigrantëve apo kërcënimin terrorist.

Takimi mes 3 krerëve shihet edhe si një mesazh i fortë bashkimi, përpara samitit të 16 Shtatorit të Bratislavës, në Sllovaki, por nga ana tjetër përjashtohet mundësia e krijimit të një trinomi mes tyre, siç përflitet në korridoret diplomatike në Bruksel.

Për kancelaren Merkel, kjo mbledhje shënon edhe nisjen e një turi vizitash, që parashikon takime me 12 liderë europianë dhe me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Tv Klan






Të ngjashme