Vlorë, bllokohen 20 kilogramë kanabis sativa


Vlorë, bllokohen 20 kilogramë kanabis sativa

13:53 07/01/2014 vlorepoliciNjë shtetas shqiptar i pajisur me pasaportë britanike, por me identitet të rremë u vu mbrëmë në pranga nga policia e Vlorës, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi prej 20 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Droga u zbulua gjatë imbarkimit të automjetit në tragetin Vlorë-Brindizi. 40 pakot e lëndës narkotike ishin fshehur në gomën rezervë të makinës BMV X6 që drejtohej nga Evangelos Savidis, i identifikuar nga policia si Shefit Hitaj. Identitin e rremë Hitaj e kishte krijuar  gjate qëndrimit të tij si emigrant ne Greqi.

Sipas policisë droga kishte si destinacion Anglinë.





Të ngjashme