Shfaqja e Arben Ndokës në Dibër, PD: Rama kërkon të marrë zgjedhjet me kriminelë e trafikantë
Shfaqja e ish – deputetit socialist, Arben Ndoka, në fushatën elektorale të socialistëve në Dibër, solli një reagim të fortë të Partise Demokratike. Një ditë pasi kjo foto u publikua nga ish-Kryeministri Berisha, demokratët thonë se ajo dëshmon që Kryeministri Rama po mbledh në Dibër kriminelë e tutorë për të vjedhur zgjedhjet.
“Përveç bandave të drogës të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 Shtatorit, Rama ka thirrrur nën armë edhe të tjerë si Arben Ndoka. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. “
Opozita thotë se në tre vjet qeverisje, Kryeministri Rama nuk mbajti asnjë premtim të dhënë banorëve të Dibrës. I vetmi pakt, thonë demokratët që ka mbajtur kreu i qeverisë është ai me krimin.
Tv Klan