Francë, 7 të arrestuar për terrorizëm gjatë Gushtit


Francë, 7 të arrestuar për terrorizëm gjatë Gushtit

17:10 23/08/2016

Shtatë persona të lidhur me rrjete terroriste janë arrestuar nga policia franceze, brenda muajit Gusht. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, gjatë një takimi me homologun e tij gjerman,Tomas de Mezier.

Cazeneuve sqaroi se 3 prej të arrestuarve kishin plane konkrete të organizonin atentate terroriste. Ministri i Brendshëm tha se Franca është në kërcënim të vazhdueshëm terrorist, dhe nënvizoi se shifrat e personave të arrestuar vetëm 6-mujorin e parë të 2016-ës janë alarmante, plot 165 persona.

“Në vetëm 6 muaj kemi arrestuar aq persona sa në gjithë vitin e kaluar

,” tha Cazeneuve.

Franca gjendet në gjendje të jashtëzakonshme që vijon prej sulmit terrorist të 13 Nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona. Në fillim të muajit Korrik, Presidenti François Hollande, lajmëroi se masa do të hiqej së shpejti, por u detyrua ta shtyjë atë deri Janarin e ardhshëm, pas masakrës së Nisës, ku terroristi i ISIS, Mohamed Lauezh Bulel, vrau me kamion 84 persona në shëtitoren e anglezëve.

Tv Klan






Të ngjashme