Ndërron jetë 8-vjeçari, një granatë u hodh në dhomën e tij


Ndërron jetë 8-vjeçari, një granatë u hodh në dhomën e tij

18:58 23/08/2016

Një 8-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pasi një granatë dore u hodh në dhomën e tij.

Kjo erdhi pas një grindje që përfshiu anëtarët e një bande krimi somaleze në Suedi.

Yuusuf Warsame, nga Birmingham, ishte duke fjetur në banesë, kur mjeti shpërthyes u hodh përmes dritares duke i marrë atij jetën.

Babai i tij, Abdiwahid,  tha se djali kishte shkuar për të vizituar të afërmit në Suedi dhe nga nga ky sulm kishte gjetur vdekjen.

Policia ka nisur hetimin për zbuluar ngjarjen e plotë. Siç raportojnë mediat vendase ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, megjithatë familja e tij ka kërkuar informacion të plotë mbi këtë rast tragjik për ta.

Nga ky shpërthim mbetën gjithashtu të plagosur edhe dy persona të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme