Schweinsteiger qëndron te Manchester UTD
Bastian Schweinsteiger nuk do të lëvizë nga Manchester United. Mesfushori gjerman, i cili nuk është i preferuar nga Jose Morinho është përmendur si një përforcim i mundshëm për Juventus, por asgjë nuk do të ndodhë.
Kjo të paktën sipas një deklarate të vetë lojtarit në profilin e tij në Twitter. Schweinsteiger sqaron se do të jetë ekipi i fundit për të në Europë dhe se është gati në çdo moment kur i duhet trajnerit. Gjermani ka edhe 2 vite kontratë me Manchester United. Konfirmime edhe në Spanjë. Pas Cristiano Ronaldo e Bale pritet të ketë një tjetër rinovim.
Sipas gazetës “Marca”, klubi madrilen është i gatshëm të zgjasë kontratën me Luka Modric, marrëveshja me të cilin është deri në 2018. Natyrisht që do të ketë edhe rritje të pagës. Edhe te rivali kryesor Barcelona do të ketë rinovime. Marc Andre Ter Stegen pritet të zgjasë kontratën deri në 2021 sipas mediave katalanase. Kjo do të thotë se qëndrimi i portierit gjerman do të jetë edhe për 2 vite më shumë.
Tv Klan