Dibër/Goditen tre raste të kultivimit të kanabisit
Dibër – Vijon puna nga strukturat e Policisë për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. 1 rast me 530 bimë është evidentuar në Dibër, si dhe 2 raste me 258 bimë narkotike janë evidentuar në Bulqizë.
Në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në vendin e quajtur “Zall – Kalis”, Dibër, kanë konstatuar të kultivuara 530 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”.
Gjithashtu po në vijim të punës për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit, konkretisht :
Në fshatin Radovesh, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 108 bimë narkotike e dyshuar “kanabis sativa” dhe në fshatin Sopot, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 150 bimë narkotike e dyshuar “kanabis sativa”.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, si dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al