Aksidentohet për vdekje kalimtarja, dëshmitarët: Ambulanca vonoi 40 minuta. Reagon Ministria e Shëndetësisë
Aksidentohet për vdekje kalimtarja, dëshmitarët: Ambulanca vonoi 40 minuta. Reagon Ministria e Shëndetësisë
Shpërndaje
15:35 25/08/2016Tiranë – Një 68-vjeçare është aksidentuar nga një kamion gjatë paradites, teksa kalonte rrugën, pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.
Drejtuesi i kamionit, Xhevdet Çeza, 47 vjeç është shoqëruar në polici.
Banorët e zonës thanë se e plagosura priti 40 minuta për mbërritjen e autoambulancës, por në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ndihma e shpejtë mbërriti për 15 minuta nga marrja e njoftimit.
E moshuara ndërroi jetë një orë pasi u transportua në Spitalin e Traumës.
Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa vihet re se rruga është e papajisur me vija të bardha për këmbësorë dhe elementë sigurie.
Tv Klan