Zgjedhjet në Dibër, Berisha: Forcat e ushtrisë po përdoren në mbështetje të kandidatit të majtë


Zgjedhjet në Dibër, Berisha: Forcat e ushtrisë po përdoren në mbështetje të kandidatit të majtë

17:43 25/08/2016

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodhelin dhe Komandatin e Batalionit Special, Eklant Dautin se kanë përfshirë në fushatën zgjedhore në Dibër efektivë të kësaj njësie.

Sipas Berishës, forcat e ushtrisë po përdoren në mbështetje të kandidatit të majtë Muharrem Rama.

Ish -Kryeministri i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, të ndëshkojë me vendosmëri autorët e këtij akti kriminal elektoral.

Tv Klan






Të ngjashme