Grabitja e 20 milionë lekëve nga banka në Bllok, Apeli lë në burg Shefin e Sigurisë Florian Skarra
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Florian Skarra me detyrë Shef i Sigurisë së bankës e cila u grabit tre javë më parë në zonën e Bllokut, në Tiranë. 36 – vjeçari kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Skarra mësohet se nuk ka folur gjatë kësaj seance duke u mjaftuar me fjalinë se ishte dakord me kërkesën e mbrojtësit të tij. Prokuroria e akuzon Florian Skarrën se ka neglizhuar me detyrën duke i dhënë mundësi grabitësve të marrin nga dhoma kasafortën e bankës me rreth 20 milionë lekë të reja.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës vazhdon hetimet për ngjarjen. Pavarësisht se po mbahen në përgjim disa persona të cilët janë kontigjent i grabitjeve të tilla ende nuk ka një person të arrestuar. Dy persona në datat 5 dhe 6 Gusht nga ky bodrum thyen murin e kasafortës së bankës dhe nga aty morën shumën e parave duke humbur çdo gjurmë.
Tv Klan