Gjykata vendos 30 ditë burg për Alfred Skonjën, u arrestua si i dyshuar për planifikim të një vrasje


Gjykata vendos 30 ditë burg për Alfred Skonjën, u arrestua si i dyshuar për planifikim të një vrasje

15:10 27/08/2016

Alfred Skonja, 29-vjeçari që u arrestua të enjten në Durrës, ka dalë para gjykarës për vlerësim të masës së sigurisë.

I akuzuar nga policia se kishte planifikuar vrasje , Prokuroria ka kërkuar vetëm 30 ditë burg për vjedhjen e një mjeti në Fushë – Krujë, derisa të mbërrijë ekspertiza nga laboratori i policisë shkencore. Kërkesë kjo që u pranua nga gjykata.

Policia e Shtetit njoftoi se Alfred Skonja që kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi, identiteti i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet me dije.

Sipas policies, dy autorët me datën 26 Korrik kanë vjedhur në Fushë – Krujë një automjet tip Volswagen në pronësi të një 22-vjeçari, mjet të cilin më pas e kishin pajisur me targat e një mjeti tjetër tip Peugeot, dhe do ta përdornin për të kryer vrasjen.

Policia sekuestroi veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinw, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh në qendër të Durrësit.

Tv Klan






Të ngjashme